Mjekët rekomandojnë vaksinimin e të gjithë administratës

Me certifikatë vaksine ose me test PCR të paktën një herë në javë me shpenzime personale, kështu Komisioni i Sëmundjeve Infektive i rekomandon Qeverisë në të ardhmen të shkohet në vendet e punës në institucionet shtetërore dhe në administratën lokale, me qëllim që të frenohet përhapja e virusit korona. Ata që e kanë kaluar sëmundjen gjatë 45 ditëve të fundit do të duhet të posedojnë edhe vërtetim për këtë, ndërsa përjashtim do të bëjnë vetëm personat të cilët për shkak të sëmundjeve imunologjike, me rekomandim të specialistit, nuk mund të vaksinohen.

“Rekomandojmë që këtyre masave t’u përmbahen edhe kompanitë private. Kemi letër me kërkesa të ngjashme nga Lidhja e Odave Ekonomike që të mbrohen kapacitetet prodhuese dhe sistemi ekonomik në tërësi në vend. Më tej, edhe një masë, rekomandojmë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë.”

Qeveria, në qoftë se e miraton këtë rekomandim, do të propozojë që çdo institucion të caktojë një person që në hyrje t’i kontrollojë certifikatat me lexues adekuat të kodit QR të certifikatave. Edhe pse për momentin shifrat e të infektuarve të rinj janë në një lloj stagnimi, Filipçe rekomandon.

“Situata është pjesërisht e qetë, por para nesh është sezoni i dimrit, i gripave dhe ftohjeve. Ka edhe pacientë që janë të sëmurë nga sëmundje tjera serioze, duhet të mendojmë edhe për ta, nuk mund të merremi vetëm me Covid dhe ndërtojmë vetëm qendra Covid, spitalet duhet të punojnë edhe për të tjerët.”

Edhe më tej pothuajse 80% e numrit të përgjithshëm të pacientëve me Covid në spitale janë të pavaksinuar dhe për këtë arsye autoritetet e shëndetësisë rekomandojnë masa më të ashpra për të punësuarit në sektorin publik të rritet përfshirja e imunizimit. Shprehin bindjen se vaksina ka, se do të arrijnë rregullisht, madje edhe sasi të caktuara shkatërrohen, si donacioni prej 20 mijë vaksinave nga Bullgaria, të cilave shpejt u kaloi afati i përdorimit.

Tv Klan