Një 22-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u kap me para të falsifikuara.

Xhon Zeqollari, banues në Yzberisht të Tiranës u arrestuar pasi shkoi në një pikë karburanti në Pogradec, për t’u furnizuar me karburant dhe pagoi me një kartëmonedhë me prerje 100 euro, të falsifikuar.

Gjatë kontrollit të makinës së tij, një “Benz” me targa TR 9831T, autoritetet gjetën edhe 5 kartëmonedha të tjera të prerjes 100 euro, që dyshohet se janë gjithashtu të falsifikuara. Policia arrestoi të riun dhe sekuestroi paratë e falsifikuara.

Po gjatë ditës së sotme, Policia e Tiranës vuri në pranga 2 të rinj, të cilët gjithashtu kishin paguar karburant me euro të falsifikuara. 

/tvklan.al