Në radhët e policisë mund të përfshihen edhe ushtarakë. Mangësitë  që janë konstatuar në kapacitetet operacionale të policisë sipas Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj  mund të plotësohen me njerëz që shërbejnë ose kanë shërbyer në forcat e ushtrisë. Televizioni Klan disponon draftin me ndryshimet që ministri propozon në ligjin për Policinë e shtetit.

Në të thuhet se ushtarakët që do të pranohen në radhët e uniformave blu më parë duhet të jenë liruar nga detyra me vendim të ministrit të Mbrojtës.

Një tjetër propozim është që gradat e ushtarakëve të jenë ekuivalente me ato të Policisë së Shtetit.

Burime thanë për Televizionin Klan se synimi i është krijimi i një strukture të ngjashme si ajo e RENEA-s për zhvillimin e operacione sekrete, ku në përbërje të saj të ketë edhe ushtarake të kualifikuar. Vetë ministri Sandër Lleshaj vjen nga radhët e ushtrisë, ku mbante gradën gjeneral. Lirimi nga statusi i ushtarakut vonoi edhe dekretimin e tij si ministër i Brendshëm nga presidenti Ilir Meta.

Leshaj mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.

Tv Klan