Kukësi me më pak raste, por me përqindjen më të lartë në spital

Kurba e të infektuarve me koronavirus po bie. Brenda një jave numri total i të prekurve nga Covid 19 ka rënë me më shumë se 1 mijë persona. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen mbi 6400 raste pozitive me Covid. Të infektuarit janë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Peshën më të madhe të rasteve pozitive e mban kryeqyteti, ku në total numërohen 3253 të infektuar, e pasuar nga Fieri me 658 raste, Gjirokastra 545 raste, apo Shkodra, me 447 raste.

Kukësi është qarku që ka numrin më të ulët të të infektuarve në të gjithë vendin, vetëm 44 persona. Por ajo që bie në sy është se ky qark ka përqindjen më të lartë të personave të shtruar në spital e cila shkon mbi 30%. 13 nga të infektuarit në Kukës janë të shtruar në spital, ndërsa 31 persona janë të vetëizoluar në shtëpi.

Kryeqyteti është qarku me përqindjen më të ulët të hospitalizimeve, ku shtrimet zënë vetëm 0.8% e të infektuarve, ndërsa pjesa tjetër janë të vetëizoluar në shtëpi dhe po marrin trajtim ambulator.

Tv Klan