Në revoltë për çmimin e biletave

Posta

Në revoltë për çmimin e biletave

08:50 22/10/2019

11 të vdekur nga përleshjet me policinë

Kili po përjeton protestat më të mëdha dhe më të dhunshme që prej rënies së regjimit ushtarak të Pinoçetit në vitin 1990, të cilat prej disa ditësh kanë shkaktuar 11 të vdekur nga përplasjet me forcat e sigurisë.

Revoltat popullore kanë marrë shkas nga vendimi i qeverisë për të rritur çmimin e biletave të transportit publik, që në fakt ishte masa më e fundit në vazhdim të një serie reformash ekonomike që kanë rritur së tepërmi kostot e jetesës. Ndaj dhe në shënjestër të sulmeve të protestuesve kanë qenë mjetet e transportit publik.

Presidenti Pinjera shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke nxjerrë ushtrinë rrugëve, teksa kaosin e kanë shfrytëzuar bandat e rrugës që kanë nisur të sulmojnë dyqane e biznese.

Protestat nisën javën e kaluar nga studentët, por në mbështetje të tyre kanë dalë edhe qytetarët, të cilët kanë shndërruar në simbol të këtyre protestave tiganin dhe lugët. Revoltat po përhapen me shpejtësi në gjithë vendin.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT