Në këto pamje të shpërndara nga policia e Tiranës, “Droni edukues” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

“Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të! Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës. Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor. “Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!“, apelon policia./tvklan.al