Keqtrajtimi i të miturve ka një tendencë në rritje. Është ky konstatimi i raportit të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018.

Entela Binjaku, sociologe: Më e mira e kësaj çështje është që po denoncohet dhe duhet të shqetësohemi për këto shifra që vijnë në rritje.

Sipas këtij raporti vetëm gjatë vitit 2018 janë shënuar 30.23 % më shumë procedime për keqtrajtimin e fëmijëve. Për sociologët kjo vjen për disa arsye.

Entela Binjaku, sociologe:  Edhe fëmijët nuk kanë bërë përjashtim nga rritja e dhunës në familjet shqiptare dhe që nga situata e përgjithshme që kalon e gjithë familja dhe reflektohet në familje. Arse të tjera lidhen edhe me zhvillimin fëmijëve shqiptare, ku rastet e bullzimit janë të shumta. Edhe agresiviteti jashtë dyerve të shtëpisë është rritur.

Një vit më parë janë regjistruar 56 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 19 raste.

Tv Klan