8 viktima dhe 659 infektime



8 viktima dhe 659 infektime

18:02 20/10/2021

Bie numri i pacientëve në spitale

Rriten sërish infektimet me Covid në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit në çdo 6 persona të dyshuar 1 prej tyre ka rezultuar si mbartës i virusit. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 3934 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë. Harta e përhapjes së Covid është e shtrirë sërish thuajse në gjithë vendin, por Tirana kryeson listën me 316 infektime dhe pas saj vijnë Fieri me 44 raste, Lushnja me 25 raste, Durrësi me 24 raste, Elbasani me 23 dhe më pas vijnë bashkitë e tjera me një numër më të vogël infektimesh.

Fatkeqësisht 8 qytetarë të tjerë të moshave nga 51 në 83 vjeç e humbën betejën me Covid-in, duke e çuar në 2,849 numrin total të viktimave në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë. 6 prej tyre ishin nga Tirana, ndërsa një qytetar ishte nga Durrësi dhe tjetri nga Elbasani.

Pozitiv është fakti se në 24 orët e fundit ka rënie të numrit të të shtruarve në spitalet Covid. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht po marrin trajtim në spital 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan








Të ngjashme