Covid-19 lë pasoja tek shëndeti edhe pas kalimit të infeksionit. Sipas mjekut pneumolog, Arben Tanka në pavijonin e dedikuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim rreth 20 pacientë.

Specialisti shprehet se ka grupmosha të ndryshme të cilët përveçse kanë kaluar Covid-in, kanë edhe sëmundje të tjera, çfarë bën të jenë më gjatë nën kujdesin e mjekut

Mjekët shprehen se shumica e personave që vuajnë pasojat post-covid janë të pavaksinuar, ndaj nuk duhet të neglizhojnë asnjë problematikë shëndetësore edhe pasi kalojnë infeksionin.

Klan News