Miratohet vendimi për lehtësimin e lëvizjes për shqiptarët

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për finalizimin e marrëveshjes për udhëtim me karta të identitetit për qytetarët shqiptarë. Vendimi vjen pas dakordimit në takimin online të mini-shengenit ballkanik.

Në sqarim thuhet se udhëtimi me karta identiteti bëhet për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve më të mira fqinjësore, zhvillimit ekonomik, shkencor, të arsimit dhe bashkëpunimit në sport e kulturë mes dy shteteve.

Shtetasit shqiptarë deri para kësaj marrëveshje kanë mundur të udhëtojnë në Serbi vetëm me pasaporta dhe atë jo duke udhëtuar përmes Kosovën në rrugë tokësore, por vetëm përmes Malit të Zi apo Maqedonisë Veriore pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si kufi zyrtarë. 

Kjo marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe ajo u arrit më 8 nëntor, por për t’u futur në fuqi duhej miratim brenda dy qeverive. 

Tv Klan