Në sezonin e dimrit rriten problemet me hemorroidet, 4 këshilla që i parandalojnë

Në sezonin e dimrit rriten problemet me hemorroidet, 4 këshilla që i parandalojnë

09:34 23/11/2022

Hemorroidet janë enët e gjakut të fryra rreth rajonit anorektal. Ato ndodhin për shkak të rritjes së presionit në këto enë gjaku të lokalizuara, të cilat zhvillohen për shkak të kapsllëkut ose tendosjes gjatë defekimit. Dihet se hemorroidet janë të varura  nga faktorë të shumtë nxitës, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Janë të zakonshëm në të gjitha grupmoshat, duke prekur gjithashtu të dyja gjinitë.

Shtatzënia, obeziteti, stresi, stina e dimrit dhe faktori gjenetik gjithashtu luajnë një rol në zhvillimin e tyre. Përveç kësaj, hemoroidet mund të çojnë në komplikime si fistula dhe çarje. Diagnoza e tyre kërkon një vizitë tek mjeku pasi ka simptoma tipike si kruajtje, dhimbje, parehati, çrregullime të lëvizjes së zorrëve dhe gjakderdhje. Prandaj, testet laboratorike zakonisht janë të panevojshme; ndonjëherë kërkohet proktoskopia ose sigmoidoskopia, sipas The Helthsite.

Dr Rinkesh Kumar Bansal në Institutin e Kërkimeve Memorial Fortis, Gurugram ndan katër këshilla për trajtimin e hemorroideve.

-Dieta luan një rol thelbësor. Numri i fibrave, perimeve jeshile, frutave dhe ujit është reduktuar në dietën tonë.

-Kemi një rritje edhe të gjërave të skuqura dhe me vaj.

-Kafeja e tepërt mund të përkeqësojë hemorroidet ekzistuese.

-Përveç kësaj, konsumi i ujit është reduktuar ndjeshëm në mot të ftohtë.

Inaktiviteti i dimrit

Ne jemi më pak aktivë gjatë dimrit, dhe ky pasivitet gjithashtu përkeqëson hemorroidet. Ne gjithashtu mund të ndihemi mjaftueshëm dembelë në mot të ftohtë dhe e shtyjmë sa më gjatë vajtjen në tualet për të zbrazur zorrët tona, dhe kjo shtyrje ushtron presion në rajonin anorektal, duke e përkeqësuar problemin. Prandaj, përdorimi i tualetit menjëherë kur është e nevojshme do të ndihmojë në shmangien e tendosjes dhe qëndrimit të gjatë në tualet.

Gjithashtu duhet të shmangim përdorimin e leximit të gazetave apo celularëve gjatë defekimit pasi ky aktivitet gjithashtu përkeqëson hemoroidet duke i sforcuar. Duhet të bëjmë edhe ushtrime të rregullta pasi ato ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve, gjë që do të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut.

Banja Sitz është trajtimi më efektiv për hemorroidet dhe mund të kryhet duke u ulur në ujë të ngrohtë për 15 minuta, gjë që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve duke rritur qarkullimin lokal të gjakut.

Nëse pacienti ka simptoma, ai duhet të takohet me një gastroenterolog pasi mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor, endoskopik ose kirurgjik. /tvklan.al





Të ngjashme