Leyla Demirci, e cila pësoi djegie të rënda në fytyrë kur ishte vetëm 1 muajshe e gjysmë, kërkon ndihmë që të përfshihet në jetën normale sociale.

“Në shkollë më kishin frikë të gjithë, munda të shkoj vetëm deri në shkollë të mesme”, thotë Demirci, e cila shpreson në ndihma për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë në Antalya.

20-vjeçarja nga Kahramanmaras e Turqisë tashmë pret të ketë një fytyrë të re.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, kur ishte pak më e madhe se një muajshe, Leyla u vendos në djep pas dushit nga e ëma, e cila e mbuloi me një garzë. Në dhomë ishin edhe fëmijët e xhaxhait të saj, të cilët po luanin me zjarr dhe garza mori flakë duke i shkaktuar djegie të rënda në kokë dhe fytyrë të voglës.

Pothuajse 20 vite më pas, Leyla Demirci thotë se dëshiron shumë që të bëjë make-up dhe të socializohet si të gjithë njerëzit e tjerë.

“Deri në shkollë të mesme arrita të shkoj vetëm falë ndihmës së mësuesit Eyup Karataş. Përndryshe nuk do më kishin marrë në shkollë, të gjithë më kishin frikë. Dua të bëj një transplanto fytyre, të bëj make-up dhe të kaloj kohë me njerëzit e tjerë. Pres ndihmë edhe nga Presidenti”, thotë Demirci, e cila nuk i ka burimet e duhura financiare për të kryer një transplanto fytyre. /tvklan.al