Zbulohet naftë në pusin Shpiragu 4 në afrësi të Beratit. Kompania Shell, e cila po bën kërkimet në këtë zonë, ka njoftuar se ka gjetur sasi nafte të butë, duke konfirmuar hipotezat e para disa viteve se zona ka potenciale për sasi të konsiderueshme nafte e gazi.

Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë si “lajm fantastik për rritjen e nesërme të ekonomisë së vendit”. Ai konfirmon në një reagim në rrjetet sociale, se kompania Shell vijon investimet për zbulime burimesh të reja.

Tv Klan