Së shpejti Shqipëria do të ketë Prokurorinë Antimafia. Specialistët e Ministrisë së  Drejtësisë dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë kohë që e kanë menduar dhe projektuar këtë institucion. Gjithçka ka nisur pas bashkëpunimit të ngushtë mes Kryeprokurorit Arben Rakipi dhe homologut të tij të antimafias italiane Piero Luixhi Vinja. Tashmë është pranuar se në vendin tonë ekziston mafia dhe krimi i organizuar fijet e të cilit janë të lidhura e të shtrira dhe në vendet fqinje. Për të goditur këtë krim të organizuar ishte hedhur ideja e krijimit të antimafias shqiptare e cila tashmë e ka një “bërthamë” të saj në Prokurorinë e Përgjithshme. Zyra e vetme që disponohet momentalisht do të transformohet në një institucion të vetëm pas miratimit të projektit.

Pamje Prokuroria e Përgjithshme, Arben Rakipi./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili