“Në Shqipëri mund të të kisha rrahur”, shpëtohet gruaja që…

Foto ilustruese


“Në Shqipëri mund të të kisha rrahur”, shpëtohet gruaja që…

08:20 22/01/2021

Policia në Itali ka shpëtua nga dhuna një grua. Ajo ishte kërcënuar nga bashkëshorti i saj dhe prej kohësh dhunohej, por nuk e kishte denoncuar pasi ishte e vetme.

Por ditët e fundit ajo kishte kallëzuar burrin për dhunën që ai ushtronte ndaj dhe bëri të mundur arrestimin e tij. 31-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tashmë është vënë në pranga e policisë për dhunë në familje.

Ai u kap në hyrje të banesës së tij teksa ishte duke kërcënuar gruan dhe i bërtiste që ajo ti hapte derën. Policia bën me dije se 31-vjeçari shqiptar kur u kap qëllonte me grushte dhe shkelma derën e shtëpisë, por nuk mundi ta hapte atë.

Por policët teksa ishin duke shkuar në banesë kanë dëgjuar që shqiptari bërtiste duke i thënë bashkëshortes së tij “nëse do të kishim qenë në Shqipëri, ai mund ta kishte rrahur atë pa arritur policia“.

Policia vuri në pranga 31-vjçarin, ndërsa bashkëshortja e tij kur u pyet lidhur me ngjarjen tha se nuk e kishte denoncuar burrin pasi shpresonte që situata do të ndryshonte./tvklan.al






Të ngjashme