Virologia Hatibi: Mostrat që dërgohen në laboratorët e referencës përzgjidhen për studime globale dhe për përmirësim të vaksinës

Rastet e reja ditore të të infektuarve me COVID-19 prej datës 20 Korrik, po rriten dita ditës. Sipas virologes, njëkohësisht edhe shefes së laboratorit në ISHP, Iris Hatibi, shkak për rritjen e infektimeve ditore është se në vendin tonë po qarkullojnë dy mutacione të COVID-19, por kryesori është varianti Delta i cili ka dhe një transmetueshmëri më të madhe. Ndërsa varianti fillestar, ai i Ëuhan prej shumë muajsh nuk qarkullon më, pasi virusi ka bërë dhe do të vijojë të bëjë mutacione. 

“Në vendin tonë qarkullon masivisht varianti Delta, por ka edhe ndonjë rast që del me variantin britanik. Delta po paraqitet tashmë me një transmetueshmëri 50% më të lartë se sa varianti britanik”.

Hatibi sqaron edhe procedurën e përzgjedhjes së mostrave që dërgohen në laboratorët e referencës, pas konfirmimit me variantin Delta të 21 mostrave të dërguara në Berlin.

“Ne vazhdojmë të bëjmë përzgjedhje për kampionatura jo më diagnozë, por për të parë se si evoluon virusi, për të parë analiza të thella filogjenetike në lidhje me këto viruse me qëllim përditësimin në nivel global të vaksinës”.

Virologia Hatibi u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen pasi imunizimi me të dy dozat redukton mundësinë e infektimit dhe shmang fatalitetet si e shtrimet në spital.

Klan News