Emisioni “Me Çelësa në Derë” puntatën e kësaj të shtune, përqendrohet në një prej rezidencave më moderne dhe luksoze në Tiranë. “Maison de la Terre” është një rezidencë e cila ofron qetësi, privatësi dhe komoditet pa u shkëputur nga qendra urbane e kryeqytetit.
Për “Me Çelësa në Derë”, arkitektja e zbatimit të këtij projekti, Kristel Shtepani shprehet se punimet kanë nisur më 1 Prill të këtij viti, dhe për gati 8 muaj është një bërë një punë goxha voluminoze. Punët po ecin me ritme shumë të shpejta teksa pritet që për pak kohë të dorëzohen dhe apartamentet e para.
“Veçanti e këtij projekti është privatësia, qetësi, të qenurit në zonën tënde pa bezdisjen e askujt tjetër dhe diversiteti. Është një rezidencë e cila ka gjelbërim shumë, normalisht për të ofruar komfort dhe për të uniformizuar komplet balancën e ndërtimit dhe të gjelbërimit”, tha arkitektja.
Në këtë rezidencë kemi tipologji të ndryshme të vilave elitare, premium, rezidenciale dhe apartamenteve duke nisur nga ato 1+1 e deri në ato 4+1, të cilat pa dyshim i përshtaten kërkesave dhe tejkalojnë pritshmëritë e konsumatorit. Me pak fjalë ofron gjithçka që keni nevojë.
“Në ‘Maison de la Terre’ kemi të gjitha facilitetet që nevojiten për një rezidencë banimi duke përfshirë farmaci, minimarket, kopsht dhe një bar vetëm për banorët e rezidencës. Do të jenë të gjitha shërbimet e nevojshme këtu”, tha Eltoni, agjenti i shitjeve.
“Maison de la Terre” ka një pozicion perfekt në kodrinë i cili të mundëson privatësinë dhe qetësinë e shumë kërkuar, por gjithashtu të lejon që të aksesosh shumë shpejt qendrën e qytetit si dhe qendrën tregtare TEG. Pozicionimi i kompleksit orientohet drejt jugut e lindjes duke garantuar prezencën e rrezeve të diellit pothuajse në çdo orë të ditës./tvklan.al