Javët e fundit situata në spitalet Covid paraqitet e qëndrueshme sipas specialistëve dhe ka grupmosha të ndryshme që kanë nevojë për trajtim spitalor. Sipas Mjekes së Covid 1, Esmeralda Meta vijojnë të dominojnë personat e pavaksinuar në spitale.

Mesatarisht çdo 24 orë janë 12-15 shtrime dhe shumica e tyre janë raste më të rënda që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Mjekët bëjnë apel për vaksinim dhe për më shumë kujdes veçanërisht gjatë festave.

Deri më tani në spitalin Covid 1 dhe Covid 3, sipas specialistëve nuk ka patur raste të riinfektuarish që kanë patur nevojë për trajtim spitalor.

Klan News