“Në stres dhe me probleme të mëdha”, Erion Isai rrëfen angazhimin si kryetar bashkie

“Në stres dhe me probleme të mëdha”, Erion Isai rrëfen angazhimin si kryetar bashkie

19:00 21/09/2019

Erion Isai është i njohur më shumë për rolin e tij si aktor, së fundmi në Be coffee në Tv Klan. Ai ka punuar për një kohë të gjatë në fushën e artit. Disa kohë më parë vendosi të ishte pjesë e politikës, ku fillimisht merr detyrën e drejtorit të Teatrit të Kukullave ndërsa më pas hoqi dorë nga ky post duke kandiduar për një tjetër, si Kryetar Bashkie në qytetin e Kolonjës. Në zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor ai arriti të fitonte këtë post. Erion lsai la në mes të gjitha angazhimet e tij në Tiranë për t’u zhvendsour në Kolonjë, për të kryer detyrën e re. Gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan ai rrëfeu më tepër për këtë eksperiencë të re, jetesën në Kolonjë dhe angazhimet e tij të fundit.

Rudina Magjistari: Por si erdhi propozimi për tu angazhuar në politikë?

Erion Isai: Unë kam qenë i afërt me politikën edhe kur kam qenë në art, e bashkëndaja politikën dhe artin me të njëjtin pasion si në ndjekje në ekran edhe në angazhim. Në Bashkinë e Kolonjës kisha një angazhim gati 5-vjeçar dhe ishte një moment i natyrshëm që edhi nga bisedat me njerëzit atje. Gjithë pjesa e nervozizmit tim kur shkoja atje për punë personale apo për angazhim politik, kuptova që edhe pse bashkia ishte e drejtuar nga ne nuk po i shërbente siç duhet komunitetit. PS kishte barrën që ishte drejtuese në Kolonjë prej 29 vitesh në pushtetin lokal dhe në mendimin tim nuk po i shërbente dhe erdhi momenti të shkoj dhe të tregoj se ç’mund të bëj.

Rudina Magjistari: Si ndjehesh tani që e ke statusin e kreut të bashkisë?

Erion Isai: Në stres. Për hir të së vërtetës me stres sepse përballesh si me problemet e mëdha ashtu edhe me angazhimin e përditshëm. Duhet t’i nxi jetën Ministrisë së Financave, kryeministrit duke iu thënë duhet bërë rruga e deri tek problemet shëndetësore të njerëzve të pamundur për të përballuar kurimin për pastrimin e qytetit. Kam përgjegjësinë nëse po e bëj si duhet dhe nuk kam kohë të shijoj kënaqësinë e të thënit jam kryetar i bashkisë. Është çështje kënaqësie kur ti me stafin tënd mund t’i ndryshosh jetën dikujt. Në Kolonjë shkohet nga Korça, ka përfunduar loti i saj dhe me premtim të kryeministrit do të bëhet edhe loti i dytë dhe në përfundim nga Korça në Kolonjë do të shkohet për 15-17 minuta. Unë tashmë jam vendosur në Kolonjë dhe jam duke e bërë shpesh rrugën Tiranë Kolonjë për shkak se jemi në kohën kur fillon projekt buxheti i vitit tjetër dhe kam duke i zënë pritë çdo ministri që të marr investime në Kolonjë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT