Pasditen e kësaj të shtune në studion e “Rudina” në Tv Klan, Gjin Gjoka vjen me një ndryshim. Në program ai tregon se është i pasionuar pas natyrës dhe aktiviteteve fizike. Pasione të cilat kanë lindur deri diku dhe nga nevoja.
Në krahasim me herët e tjera kur ka qenë i ftuar në studio, Gjin Gjoka shfaqet më elegant. Ai tregon se ka humbur plot 33 kilogramë, por përveç kësaj ai ndan me publikun dhe një fakt mjaft interesant.
Gjin Gjoka thotë se i është nënshkruar një operacioni aspak të zakontë dhe që në vendin tonë është deri diku i padëgjuar. Ai ka hequr me kirurgji diabetin e tipit 2 dhe për këtë ndërhyrje ai ndan më shumë detaje.
Gjin Gjoka: Unë kam bërë zbritje 33 kile peshë. Në fakt kam bërë dhe një ndërhyrje shëndetësore jashtë. Kam hequr diabetin 2, të cilën Shqipëria nuk e njeh këtu.
Rudina Magjistari: Si e ke hequr? Me ndërhyrje hiqet diabeti?
Gjin Gjoka: Po. Është një operacion për rreth 3 orë e gjysmë ose 4. Bëhet një ndërhyrje totale e sistemit të zorrëve, prerjeve dhe vendosjen e censorëve të rinj.
Rudina Magjistari: Mos është zvogëlimi i stomakut që i themi ne?!
Gjin Gjoka: Një ndër ato është prekja poshtë stomakut. Është një punë shumë e madhe që bëhet. Nuk e bën kushdo, sepse duhet të kesh të gjitha organet e rregullta, të mos kesh probleme me organet. Të kesh ecur shumë, të mos kesh abuzuar me duhanin apo alkoolin. Vetëm nëse janë të gjitha këto në rregull bëhet ndërhyrja./tvklan.al