Qeveria ushtarake e Tajlandës ka thënë se partitë politike mund të fillojnë fushatën përpara zgjedhjeve të planifikuara për t’u mbajtur më 24 Shkurt.

Katër vite më parë, ushtria rrëzoi qeverinë në një grusht shteti. Pas marrjes së pushtetit, ushtria ndaloi fushatën politike, ndërsa sot ka shfuqizuar këtë vendim.

Në atë kohë, udhëheqësit ushtarakë thanë se po rikthejnë rendin e munguar pas disa muajsh trazira. Më vonë ata hartuan një Kushtetutë të re dhe bënë ndryshime në sistemin zgjedhor, të cilat u miratuan nga populli përmes një referendumi që u mbajt në vitin 2017.

Kushtetuta e re siguron që edhe pas zgjedhjeve, ushtria do të ketë ndikim të madh në politike. Ajo do të ketë kompetenca për të emëruar Senatin, dhe ky i fundit do të zgjedhë më pas Kryeministrin e ardhshëm.

/tvklan.al