Në diskutimin e “Opinion” në Tv Klan rreth çështjes McGonigal, Armand Shkullaku përmend edhe një informacion të publikuar së fundmi. Në takimin në Nju Jork mes Rama-McGonigal ka qenë prezent edhe një agjent tjetër special i FBI, tha Shkullaku.

Armand Shkullaku: Në takimin në Nju Jork, Rama-McGonigal që ka pranuar, paska qenë edhe një agjent  tjetër i FBI i cili më mbrapa është bërë shefi i kundërzbulimit.

Avokati Plarent Ndreca thotë se është një informacion mbi të cilin ka patur dijeni dhe më tej shton se arsyeja e takimit rezulton që nuk ka qenë Lulzim Basha dhe lobimi.

Plarent Ndreca: Është një përfaqësues, Ernst & Young, i cili thashë që ka pasur të bëjë me luftën kundër korrupsionit, me ngritjen e nivelit të sigurisë në vend, me çështje që kanë të bëjnë me…

Blendi Fevziu: Dhe është firmosur edhe një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe këtyre, po.

Plarent Ndreca: Ekzaktësisht dhe është firmosur edhe kjo marrëveshje sepse qëllimi kryesor ka qenë që të marrë eksperiencë nga FBI, nga institucionet ligjzbatuese.

Blendi Fevziu: Çdo studio me FBI?

Plarent Ndreca: Jo studio, ky personi që ka qenë ish-funksionar i FBI, pra mos gaboj ka qenë paraardhësi i McGonigal. Ky në atë moment ka qenë dhe përfaqësues ose punonte te Ernst & Young. Është ftuar kjo firmë gjigande botërore që merrej me auditimin.

Blendi Fevziu: Po, ka çuar edhe foton sot që po firmosej.

Plarent Ndreca: Dhe është ftuar që të futet në tregun tonë dhe të japë shërbimet e veta për qeverinë shqiptare sepse qëllimi ka qenë të gjenden instrumente apo institucione që ndihmojnë qeverinë shqiptare përluftën ndaj korrupsionit, evazionin fiskal, për çështje që kanë të bëjnë me paranë etj, etj.

Artan Hoxha: Takimi është bërë në 4 Mars 2018. I  pandehuri Charlie McGonigal darkoi në Uashington me zotin Neza, kryeministrin e Shqipërisë dhe ish-agjentin special të FBI, i cili punonte në kompani shërbimesh profesionale.

Plarent Ndreca: Ja zoti Fevziu që doli që s’paska qenë Lulzim Basha dhe lobimi arsyeja. Ja doli.

Blendi Fevziu: Ah, ka qenë kjo arsyeja.

Plarent Ndreca: Po pikërisht pra, se unë thashë unë e dija arsyen. Kryeministri i Shqipërisë s’e ka takuar kurrë atë për çështjet e lobimit, fare. Pastaj se kush i jep informacione FBI, FBI ka marrë edhe nga burime të tjera që s’janë në këtë çështje, ka marrë informacione për çështjet e lobimit./tvklan.al