Një adoleshent shqiptar doli para një gjykate në Selkirk të Skocisë, pasi akuzohet si i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit. Shqiptari Emiliano B., sipas asaj që shkruan BBC, nuk i ka pranuar akuzat dhe çështja vijon të jetë nën hetim nga autoritetet skoceze. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjykatë sërish javën e ardhshme.

19-vjeçari u ndalua pas një aksioni të policisë në një adresë në rrugën Curror, Selkirk, gjatë ditës së martë. Autoritetet atje sekuestruan bimë kanabisi me vlerë rreth 500 mijë paund.

Mediat britanike shkruajnë se e njëjta ndërtesë ishte përdorur edhe më parë për prodhimin e kanabisit. 3 vjet më parë, në të njëjtin vend një vietnamez u arrestua dhe u dënua me 3 vjet burg, në Mars të 2016-s.

/tvklan.al