Manastirliu: Është rritur ndërgjegjësimi i grave për të kryer kontrolle

Që prej fillimit të Tetorit janë kryer mbi 5000 mamografi në të gjithë vendin, çka tregon se është rritur ndërgjegjësimi i grave për kancerin e gjirit. Lajmin e dha ministrja Ogerta Manastirliu nga qendra e Mamografisë në Shkodër.

Janë kryer më shumë se 5000 mamografi vetëm për këto ditë të muajit Tetor, duke bërë një hov të ndjeshëm për sa i përket gjithë periudhës tjetër të vitit. Të mos harrojmë që shumë gra e kanë neglizhuar kontrollin rutinë të gjirit, edhe ekzaminimin mamografik e kanë shtyrë për momente të tjera, duke qenë se edhe pandemia ka influencuar, por çfarë është e rëndësishme, me ndërgjegjësim dhe sensibilizim”.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se në të gjithë spitalet rajonale ka mamografi falë investimeve të kryera vitet e fundit.

Qeveria shqiptare në Korrik 2020 ka miratuar paketën e programit të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe falë tij e investimeve të qeverisë, tashmë në çdo spital rajonal ne kemi mamografi, qoftë të reja, qoftë kemi rinovuar mamografitë si këtu në spitalin e Shkodrës, qoftë në poliklinikën e qytetit”.

Muaji Tetor i është kushtuar fushatës ndërgjegjësuese në luftën ndaj kancerit të gjirit.

Klan News