Rama për ‘Tuttosport’: Shqipëria ka potencial për finalen e Champions League

Përgatitjet për finalen e Conference League në vendin tonë kanë hyrë në fazën e fundit. Roma dhe Fejnord janë gati për të sfiduar njëra-tjetrën në 90 minutëshin e parë Europian në Tiranë. Duel që do të ndikojë pozitivisht në vendin tonë, teksa kryeministri Edi Rama, pranon se Shqipëria ka potencial për të synuar edhe organizimin e finales së Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël. Nuk jam i shqetësuar për tifozët e shumtë, por do të jetë një risi absolute për ne. Përsa i përket mikpritjes jemi një vend që do të luftonim për raundin final të Çempions”.

Në intervistën për “Tuttosport’ Rama konfirmoi simpatinë e tij për skuadrat italiane.

“Jam i kënaqur që Roma është këtu. Që fëmijë kam bërë tifo për italianët në turnetë sportive. Roma është bërë e veçantë nën drejtimin e José Mourinhos”.

Finalja e Conference League do të luhet në stadiumin “Air Albania” të mërkurën e ardhshme.

Klan News