Filmi më temë homoseksualitetin shfaqet në ish vilën e Enver Hoxhës

Këtë vit “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës për filmin e shkurtër e morri greku Vasilis Kekatos.

Filmi “Distanca midis nesh dhe qiellit” si temë qendrore ka homoseksualitetin. Ai do të shfaqet në Tiranë, në vilën e ish diktatorit Enver Hoxha.

Iphie Ghenie me profesion arkitekte dhe një nga organizatoret e “Cine Tarkovsky”, kinemaja që vë në dukje objekte thuajse të izoluara nga publiku, na shpjegon lidhjen e vendit ku do të projektohet me përmbajtjen e filmit.

Regjisorit, vendi ku do të zhvillohet ngjarja nuk i thotë shumë. Më shumë ai është përgjigjur ftesës për të qenë Shqipëria, vendi i parë pas fitores në Kanë për të shfaqur filmin e tij që meritoi “Palmën e Artë”.

“Jam këtu për të festuar artin dhe jetën. Unë vij këtu thjesht si një artist dhe jo me ide politike në mendje.”

Projektimi i“Distanca midis nesh dhe qiellit”, do të pasohet edhe nga dy filma të tjerë të regjisorit grek. Shfaqjet në mbrëmjen e vonë do të mbyllen me një diskutim mbi kinemanë.  

Tv Klan