Një ditë pas vrasjes së Haxhi Baçinozit te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, policia ka vënë në pranga një 56-vjeçar. Myftar Pasha është arrestuar për mos kallëzim krimi pasi kishte dijeni për vrasjen e 62-vjeçarit.  Gjatë marrjes në pyetje ai ka treguar se autorin e ka shok, ndërsa pak para se të ndodhte vrasja kishin dalë sëbashku nga Liqeni. Në momentin që u përballën me viktimën, shoku i tij u përlesh fizikisht me Baçinozin  dhe më pas e qëlloi me pistoletë duke lënë të vrarë.  Pasha ka thënë se nuk ishte në dijeni që shoku i tij mbante pistoletë me vete. Pas vrasjes 56- vjeçari u largua drejt banesës. Oficerët e krimeve kanë dyshime se shkak i vrasjes është bërë një borxh i pashlyer i autorit ndaj viktimës. Kjo nisur edhe nga deklarimet paraprake ne polici të djalit të 62-vjeçarit që ishte prezent në vendngjarje,  por edhe të arrestuarit.

“Polica ka dyshime se kanë qenë dy persona që kryen vrasjen. Atentatori pasi ka ekzekutuar 62-vjeçarin, është ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij që e ka pritur me një motor 50 metra larg vendit të ngjarjes. Më pas janë larguar me shpejtësi drejt Saukut.”

Policia nuk ka mundur ende të arestojë autorin e dyshuar të vrasjes. Një pistë tjetër që po heton është edhe ajo e hasmërisë. Viktima Haxhi Baçinozi dhe autori janë nga qyteti i Fierit dhe policia po verifikon nëse kanë pasur konflikte në të kaluarën. Ish i përndjekuri politik Haxhi Baçinozi rezulton i dënuar 2 herë gjatë kohës së komunizmit për agjitacion e propagandë dhe nxitje të terrorit në bashkëpunim.

Tv Klan