Në Tiranë rikthehen ambulancat e lagjeve. Shefi i Shërbimit Ambulator Emanuel Dunga, thotë se pas rritjes së numrit të popullsisë në kryeqytet, ka qënë i detyrueshëm dhe rritja e shërbimit të mjekëve të urgjencës. Nga përmirësimi i kushteve të punës është rritur dhe numri i kërkesave nga qytetarët për ndihmë ambulatore. Nëpërmjet propagandës së spitalëve tashmë dhe qytetarët janë edukuar të marrin ndihmën e parë nga ambulancat apo këshilla telefonike nga mjekët, por Dunga thekson se ka dhe një përplasje mes ambulancave të lagjeve dhe atyre të spitaleve pasi shumica e qytetarëve i drejtohen pikë së pari spitaleve dhe jo ambulancave.

Pamje Urgjence, ambulancat, Emanuel Dunga intervistë./tvkan.al

Gazetar : Eduart Frangaj