varrezatKëto pak metra katrorë tokë janë të fundit që kanë mbetur për t’u shfrytëzuar për varre në varrezën e tufinës.

Askush nuk e di me se ku do të varrosen te vdekurit.

Televizonin Klan e ka risjellë me dhjetra herë në vëmëndje mungesën e varreve në kryeqytet.

Në 12 Dhjetor të vitit të shkuar, situata në këtë varrezë publike ishte e tillë.

Në fillim të muajit Shkurt, drejtori i ndërmarrjes funerale në Bashki, i bëri apel Ministrisë së Brendëshme që t’i japë zgjidhej problemit të lejës për shpronësim.

Kanë kaluar 3 javë dhe nuk ka asnjë zgjidhje.

Në Tufinë e Sharrë, mungesa e hapsirave ka bërë që nga viti në vit të humbasin të gjitha rrugët lidhëse mes varreve, aq sa qytetarët e kanë të vështirë të gjejnë edhe varret e të afërmve të tyre.