Shqipëria pozicionohet e 19-ta në listën e vendeve më të korruptuara në botë. Rendit me të 94 ndër 113 shtete. Lëmë pas shtetet si Honduras, Sierra Leone apo Pakistan.

Vlerësimi është bërë nga Institut Kërkimor Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “World Justice Project”. Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit me 0.35 pikë. Vendi ynë perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në rajon.

Bosnja është në vend të 73, Maqedonia në vend të 60, Serbia në vend të 74.

Shqiptarët mendojnë se korrupsioni, është në një shkalle të lartë në ligjvënie, sistemin juridik dhe në qeverisje. Më të ulët e perceptojnë korrupsionin ata në sistemin policor dhe ushtarak.

Shqipëria renditet e 68-a nga 122 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018, të publikuar nga “World Justice Project”. Kjo renditje ka mbetur e pandryshuar për vendin tonë, në raport me një vit më parë, por është përmirësuar me 4 pozicione për shkak të përkeqësimit të shteteve të tjera.

Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.

Të drejtat themelore, janë treguesi ku Shqipëria paraqitet më mirë se një vit më parë në këtë raport për zbatimin e shtetit ligjor. Vendet që fenomeni korrupsionit pothuajse nuk ekziston janë ato nordike kryesuar nga Danimarka.

Klan Plus