Në tregjet

shqiptare vijojnë të tregtohen produkte me nivele të larta nitrateve, të cilat

janë shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, pasi shkaktojnë kancer.

Drejtori i ZMK, Hasan Stafa: Për një muaj e gjysmë ne kemi patur 70 denoncime, kryesisht tek fruta perimet, për nivele të larta nitratesh. Dhe kjo kërkon një punë inspektuese nga institucionet përgjegjëse.

Megjithatë,

institucionet shtetërore nuk duan t’ja dinë për këto produkte që i tregtohen

konsumatorëve shqiptarë. Ne matëm sot nivelin e nitratit tek një tjetër produkt,

shalqini, i cili rezulton mbi normat e lejuara.

E denoncuam këtë

rast edhe pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe madje e ftuam që të

kryente dhe të merrte masa që këto produkte të mos shiten. Por  në vend që të reagonte për të nxjerrë inspektorë

në treg, AKU mbylli dyert, për t’ju shmangur grupit tonë të xhirimit dhe po ashtu

edhe përgjegjësisë  që ka për të

garantuar sigurinë ushqimore.

Edhe pse

autoriteti kombëtar i ushqimit është institucioni i vetëm i cili merret me

sigurinë ushqimore në vend, ai nuk i përgjigjet interesimit të Tv Klan për

nivelin skandaloz të nitrateve tek fruta perimet. Drejtuesit e këtij

institucioni nuk i përgjigjen thirrjeve telefonike madje zëdhënësja e duhet ti

paraqesim një shkresë zyrtare për të marrë përgjigje nëpërmjet emailit.

E ndërsa produktet që tregtohen për tregun vendas nuk ofrojnë asnjë siguri për konsumatorët shqiptarë, e kundërta ndodh me ato që eksportohen. Në Lushnje eksportuesit i kryejnë vet kontrollet  nëpërmjet kësaj aparature për nivelin e nitrateve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare e më pas në tavolinat tona. 

Tv Klan