Tregu më i madh i Tiranës prej kohësh ndjen mungesën e rendit dhe të rregullit. Në kryqëzimin kryesor mungojnë semaforet dhe policët e qarkullimit rrugor dhe se githçka zgjidhet mes shoferëve.Tregtarët shprehen se policia nuk e bën siç duhet punën e saj çka sjell trafik të rënduar dhe rrezikim të jetëve të tyre. Përveç trafikut të rënduar dhe  kaosit  tregtarët dhe klientët i shqetësojnë hajdutët që enden rrugëve të tregut dhe nuk ka asnjë  telefon publik ku të kërkohet ndihma e shpejtë. Pas një grindje në treg dje janë dëgjuar krisma duke frikësuar dhe klientët.

Pamje nga tregu i mallrave në Tiranë./tvklan.al