Mjeku Tritan Kalo: ‘Gripi i verës’ ka të njëjtat simptoma me variantin e ri të Covid

Mjeku infeksionit Tritan Kalo nisur edhe nga varianti i ri Delta që qarkullon në Europë dhe vendet e rajonit u bën thirrje pushuesve shqiptarë në bregdetin tonë të bëjnë kujdes nga ”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore e cila është një virozë qe ka shenja klinike pothuajse plotësisht të njëjta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”.

Demonstrimi i saj ndodh me shenja klinike si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkëshoqëruara me të përziera por pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes.

Mjeku thotë se në mesin e të sëmurëve me shenjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta”, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vende ku ky virus është mjaft i përhapur.

Ai bën thirrje se nëse ata do të shfaqin shenja të tilla duhet të vetëizolohen deri në sqarimin e shkakut të gjendjes së tyre klinike. Ndërkohë që kërkon të mos hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundshme numrin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19.

I bindur se beteja me këtë virus vazhdon, Kalo shprehet se “Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj pandemie është luajtur tashmë, dhe vetëkujdesja si dhe kujdESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuk duhet nënvlerësuar.

Klan News