Nga atentati me tritol i ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë mbeti i plagosur edhe një italian.

Silvano B. po kalonte në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, kur makina e Preng Gjinit shpërtheu në flakë.

Në emisionin “Opinion” u publikuan foto nga vendngjarja, ku italiani shfaqet në tokë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në këmbë.

Nga atentati i ndodhur këtë pasdite mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë, po kalimtar. Të dy fatmirësisht kanë marrë dëmtime pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, objektivi i atentatit, që dyshohet se ka qenë i telekomanduar, 50-vjeçari Preng Gjini, vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë hakmarrja./tvklan.al