Vetëm pak kohë pas ekzekutimit me armë zjarri të 40-vjeçarit Hekuran Billa në Tiranë, një automjet u gjet në flakë në fshatin Pezë e Vogël.

Dyshimet janë se makina në fjalë i përket autorëve të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Komunës së Parisit teksa po lëvizte me makinën e tij.

Tvklan.al, nga vendngjarja mëson se makina e djegur është një Benz me portobagazh me targa të cilat i përkasin një automjeti tjetër tip Renault. Brenda makinës autoritetet policore gjetën një armë zjarri të djegur, që dyshohet të jetë tip MP5 me silenciator.

Shkaqet e vrasjes së 40-vjeçarit Billa nuk dihen ende megjithatë dyshimet e para janë se kemi të bëjnë me vrasje për hakmarrje. Kjo pasi në 2008, Billa dyshohet se ka vrarë një person me iniciale P.M./tvklan.al