Vladimir Mara prokurori që ka hetuar dhe po heton disa nga dosjet më të rëndësishme të Krimeve të Rënda ka dalë para Vetting-ut. Ai ka qenë pjesë hetimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe aktualisht po heton dosjen 339.

Mara i cili ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK kishte mospërputhje në deklarimet e pasurisë për vitet 2008 dhe 2016. Ndërsa në seancë ai pati debat me përfaqësuesin ONM, Teo Jacobs. Shkak është bërë një makinë të cilët prokurori për periudhë kohe ka ngarë një makinë me targa false, të cilën ia kishte blerë një të afërmi të tij.

Teo Jacobs :3400 e bleu kushëriri juaj në Prill 2009 ndërsa në Qershor ua shiti ju 3000, duke humbur 400 euro?.Sipas legjislacionit ju duhet të regjistronit makinën për 6 muaj. Por ju e keni përdorur nga 2009 deri në 2011. Ato targa që keni përdorur ka qenë fake pasi në Angli makina u ç’regjistrua që në 2009. Ju si prokuror si e bëni këtë?

Prokurori ka sqaruar se atë makinë se ajo makinë është regjistruar në sistem dhe për këtë ka pasur një prokurë.  Ajo makinë sipas Marës ishte me timon në krahë të kundërt dhe ai nuk ta ngiste për këtë arsye e ka përdoru vetëm për një kohë të shkurtër.

Tv Klan