Balluku: Po punojmë për një linjë ajrore Tiranë-Zagreb

Qeveria do të rinisë procedurat për ndërtimin e korridorit blu që përshkon gjithë territorin e vendit nga Muriqani deri në Kakavijë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e saj kroat, Oleg Butković tha se tashmë janë krijuar sërish kushtet për të hapur edhe një herë garën për këtë projekt që njihet ndryshe edhe si korridori rrugor adriatiko-jonian që nis në Kroaci dhe përfundon në Greqi.

Ministri kroat vlerësoi se projekti i korridorit blu është me interes edhe për Kroacinë, ndërsa shprehu besimin se të njëjtin interes si Shqipëria do të tregojnë edhe vendet e tjera.

“Kroacia është shumë e interesuar për të gjitha temat për të cilat ne folës sot siç është edhe korridori blu, i cili është shumë i rëndësishëm edhe për ne, sepse ka të bëjë me autostradën. Mendoj se ky është një zhvillim shumë i mirë i cili do t’i ndihmojë jo vetëm ekonominë e Shqipërisë, por edhe turizmin. Duhet të punojmë shumë që edhe shtetet e tjera të përfshira në këtë korridor, siç është edhe Mali i Zi, që ti bindim dhe ti ndihmojmë që edhe ata fillojnë nga puna”. 

Një tjetër fushë ku pritet të ketë një bashkëpunim edhe me Kroacinë dhe që synon ti jap një hov më të madh zhvillimit të turizmit është edhe transporti ajror dhe ai detar. Ministrja Balluku bëri të ditur se është rënë dakord që të punohet për hapjen e një linje direkte ajrore Tiranë-Zagreb.

Tv Klan