Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontejnerë.
Gazetarja Erikleda Dorezi në një raportim bënë me dije se në Bulevardin e Yzberishtit këta kontejnerë janë qendra votimi, ku qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Prej tre vitesh në këtë zonë votohet në këta kontejnerë.
Po ashtu në Yzberisht ka pasur një pjesëmarrje prej gati 40% të zgjedhësve që kanë votuar.
“Deri tani ka shkuar shumë mire procesi, është gati 40% e votuesve që kanë votuar”, është shprehur Eduart Kapaj, anëtari i komisionit.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë, dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al