Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan se demokratët duhet të shkojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit me kandidatë të unifikuar.

Ne në zgjedhje do të duhet të hyjmë me kandidatë të unifikuar. Me çdo kosto, edhe për një orë. Nëse ka vullnet mund të arrihet dhe për një orë“, theksoi Bardhi.

Ai u shpreh se përçarja në fushatë zgjedhore nuk i shërben Partisë Demokratike.

“Ajo që unë po them dhe do t’i qëndroj deri në fund. Deri në orën  e fundit kur do të regjistrohen kandidatët, qëndrimi im do të jetë ky: Ne në zgjedhje do të duhet të hyjmë me kandidatë të unifikuar. Me çdo kosto, edhe për një orë. Nëse ka vullnet mund të arrihet dhe për një orë. Aq më tepër që grupi jonë ka hequr dorë nga çdo gjë, pra praktikisht ka ofruar çdo gjë. Nuk e kuptoj ku qëndron pengesa që demokratët të shkojnë me një kandidat të unifikuar në zgjedhje. Kujt i shërben kjo?! Nxitja dhe vijimi i përçarjes edhe në fushatë zgjedhore, Partisë Demokratike nuk i shërben”, tha Bardhi./tvklan.al