Orët e para të mëngjesit të dielës kanë rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit. Në Dibër dhe Bulqizë trashësia e dëborës ka arritur ne 5 centimetër, në zona e thella me lartësi mbidetare më të madhe trashësia arrin në 15 centimetër.

Nga informacionet e deritanishme nuk ka pasur dëme në bujqësi e pemëtari. Më problem situate është në qarkun e Kukësit, ku dëbora në disa zona arrin edhe në 20 deri në 30 centimetra. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme.

E bllokuar është vetëm Njësia Administrative Arrën në Bashkinë Kukës ku lartësia borës shkon 30 centimetra. Shumë njësia administrative në zonat e thella të bashkive,Kukës, Has dhe Tropojë kanë probleme me furnizimin me energjinë  elektrike.

Nuk kanë furnizim me energji elektrike dhe lagjet numri 5 e 6 të qytetit Kukësit. Sipas parashikimeve të motit kjo javë e dytë të Prillit do të ketë mot te paqëndrueshëm  madje dhe ulje të temperaturave me 3-4 gradë, në zonat malore termometri do të shtoj edhe vlera negative.

Klan News