Oriela Nebijaj është bërë pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur për kandidaturën e saj si deputete në Partinë Demokratike dhe ka rrëfyer si e mori dhe si e priti ftesën nga Lulzim Basha.

Rudina Magjistari: Si erdhi momenti i ftesës, i propozimit për të qenë në listën e kandidatëve?

Oriela Nebijaj: Ishte surprizues, e kisha menduar që edhe kësaj here unë do isha pjesë aktive fuqimisht e shtabit dhe e organizimit për të bërë që të ndodhë rotacioni që duhet patjetër të ndodhë politik edhe nëse do më thuash, kë do zgjidhje nga të dyja, të qenurit në listë si kandidate apo rotacionin politik dhe ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, pa diskutim që do zgjidhja këtë të dytën, këtë ta them me sinqeritetin më të plotë. Kjo ishte habia dhe stepja e parë, por mendoj që ashtu si Lulzim Basha edhe më argumentoi në ftesën e tij, ky ishte momenti i duhur dhe nuk ka më kohë për të qëndruar me zë të mekur, është momenti për të qenë aktivisht e fuqimisht. Më mori në telefon dhe më tha që dua të të takoj. Nuk më shkoi mendja fare edhe pse ishin ditët finale që do më kërkonte këtë bashkëpunim dhe këtë impenjim. Isha e sigurt që do më jepte detyrat e tij në vijim për fushatën edhe ishte surprizues. Shkova e takova, kishte një buzëqeshje që ia lexova edhe në një takim që kishim organizuar për 8 Mars, por thashë edhe fakti që kishim pak pa u parë, është edhe kënaqësia që rishihesh pas një kohe, nuk i lexova sinjalet por më pas thashë ok. Unë kam pasur një eksperiencë shumë të mirë pune, ai është një njeri i qytetëruar dhe një model shumë i mirë për t’u ndjekur. Ka qenë shumë i komunikueshëm, gjithmonë suportues dhe mbështetës edhe ndonjëherë kur të linte të kuptoje që ai nuk ishte dakort me mendimin tënd, por të jepte mundësinë që ti të guxoje dhe ndoshta të vuaje më pas edhe ndonjë dështim të vogël por që nuk sillte dëme të mëdha, nga ato që të bëjnë të rritesh. /tvklan.al