Mesfushori kuqezi në mesin e regjisorëve më të mirë të kampionatit

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami vijon të mrekullojë në Seria A italiane. Bajrami vlerë e shtuar për trajnerin Reja në stolin kuqezi është një nga futbollistët më të mirë të kampionatit, duke qenë protagonist me Empolin e tij. 22-vjeçari i lindur në Zyrih është tashmë një nga regjisorët më të mirë të lojës në kampionatin përtej Adriatikut.

Një lojtar që për Empolin ka kontribuar me dy gola dhe një asist, teksa në vetëm shtatë javë kampionat ka krijuar plot 26 mundësi për goditje drejt portës për vete dhe shokët e skuadrës. Statistika që e rendisin lojtarin kuqezi në vendin e tetë mes organizatorëve në ekipet e Serie A.

Në krye të kësaj renditje janë Lorenzo Insigne i Napoli dhe Pellegrini i Romes, me nga 34 mundësi për goditje drejt portës. Nedim Bajrami kaloi nga Grasshoper te Empoli për 500 mijë Euro në Gusht të 2019 dhe tani kartonin e tij vlen rreth 10 milionë Euro.

Klan News