Administratori i një klinike më kryeqytet është në telashe me drejtësinë pasi u zbulua se kishte lëshuar një fletë analize për testin e Covid pa bërë tampon.

“Më datë 15.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Rr., 26 vjeç, pasi duke qenë administrator i një klinike, i ka dhënë një fletë analize për testin covid-19, një shtetasi të paidentifikuar pa kryer tamponin përkatës”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al