Qytetarët nuk respektojnë vendimin në institucione dhe në bare

Ndiqeni me vëmendje këtë situatë. Megjithëse e ka detyrim ligjor mbajtjen e maskës brenda një ambienti të mbyllur, si qytetarja, ashtu edhe roja i objektit nuk e kanë respektuar masën mbrojtëse nga Covid-19.

Sipas ligjit, rojet duhet të pengojnë hyrjen e qytetarëve pa maskë, por siç shihet nga këto pamje, qytetarët e neglizhojnë në masë këtë vendim.

Në bare situata është më e rëndë. Qytetarë të shumtë qëndrojnë grumbuj nëpër tavolina pa asnjë masë.

Po ashtu, edhe nga personeli që shërbejnë në bare ka shkelje.

Specialistët kërkojnë respektimin e distancës, mbajtjen e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve, si të vetmet masa që frenojnë përhapjen e Covid-19 në Shqipëri.

Tv Klan