Një mjeke në maternitetin e Pogradecit është nën hetim, pasi dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor të një foshnje pas lindjes.

Policia e Pogradecit bën me dije se në hetim është mjekja me Genta Shyta, 51 vjeçe. Mjekja mësohet se ka ndjekur lindjen e një qytetareje, por nuk ka vepruar si duhet me foshnjën pas lindjes, pas problemeve të shfaqura.

Edhe pse është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar foshnja e qytetares D.Y. ka ndërruar jetë.

Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec për veprime të mëtejshme./tvklan.al