Vdes foshnja pak ditë pas lindjes, nisin hetimet për mjeken që dyshohet se neglizhoi trajtimin


Vdes foshnja pak ditë pas lindjes, nisin hetimet për mjeken që dyshohet se neglizhoi trajtimin

16:48 02/08/2021

Një mjeke në maternitetin e Pogradecit është nën hetim, pasi dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor të një foshnje pas lindjes.

Policia e Pogradecit bën me dije se në hetim është mjekja me Genta Shyta, 51 vjeçe. Mjekja mësohet se ka ndjekur lindjen e një qytetareje, por nuk ka vepruar si duhet me foshnjën pas lindjes, pas problemeve të shfaqura.

Edhe pse është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar foshnja e qytetares D.Y. ka ndërruar jetë.

Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec për veprime të mëtejshme./tvklan.al







Të ngjashme