Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia: Presim vendim pozitiv

Dy ditë pas rekomandimit të përsëritur të Komisionit Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, 4 vende anëtare të BE-së, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia i dërguan shefat e diplomacive në Shkup që ta bindin vendin se qëndrojnë pas rekomandimit.

“Vërtet shpresojmë që vendimi i tillë do të merret në Mars, në Këshillin e Përgjithshëm, vendi im do të japë mbështetje për fillim të negociatave. Besojmë në përparimin e Maqedonisë së Veriut. BE-ja duhet ta mbajë premtimin”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkeviç.

 “Jemi këtu për t’u dhënë mbështetje, për t’i lavdëruar të gjitha arritjet tuja… Keni hyrë në NATO, shpresoj që procesi do të vazhdojë edhe me zgjerimin e BE”, u shpreh Mart Volmer, zv/ministër i Estonisë për Çështjet Evropiane.

“Mendoj se BE-ja u ka borxh këtyre vendeve që t’i pranojë në BE, ky është borxh ndaj shoqërisë, ndaj qytetarëve”, deklaroi Jacek Çaputoviç, ministri i Jashtëm i Polonisë.

Megjithatë asnjëri nga katër mysafirët nuk mund të garantojë se Këshilli për Punë të Përgjithshme i BE-së, në fund të muajit, do të marrë vendim pozitiv për negociata aderuse ose do të pasojë zhgënjimi.

Do të thotë nëse nuk është fundi, nuk është fundi. Gjithçka do të bëhet sipas rregullave, procedurave dhe sipas meritave. Për këtë na nevojitet edhe konsensus”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkeviçius.

Ministri Nikola Dimitrov përsëriti se Maqedonia e Veriut i ka dhënë rezultatet e reformave të kërkuara dhe së bashku me metodologjinë e re të propozuar ka bazë që edhe BE-ja ta plotësojë premtimin e saj.

Tv Klan