Negociatat, Bushati: Vitin e fundit s’kemi bërë atë që duhej

Posta

Negociatat, Bushati: Vitin e fundit s’kemi bërë atë që duhej

21:43 17/10/2019

“Kemi humbur mundësinë e një gjenerate”

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, se në Shqipëri, si maxhoranca ashtu edhe opozita nuk kanë bërë atë që duhej të bënin përgjatë vitit të fundit sa i përket hapjes së negociatave.

Në vitin e fundit nuk kemi bërë atë që do të duhej të bënim të gjithë. Sepse kemi përjetuar disa situata politike të paprecedenta, djegia e mandateve nga opozita, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 Qershorit, mungesa e aftësisë sonë për të gjeneruar kompromis…

Bushati tha se klima politike ka një rëndësi shumë të madhe edhe sa i përket ecurisë së reformave në vend. “Edhe sa i përket, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Nuk janë përgjegjësi e opozitës, por kanë rëndësi edhe sa i përket përçimit të imazhit.”

Unë e kam ngritur disa herë edhe në kuvend që ne nuk duhet të reshtim për asnjë moment sa i përket krijimit të urave të kompromisit me opozitën dhe duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europën. Shqipëria ka 10 vite që ka aplikuar për anëtarësim dhe ky proces i ka prekur të gjithë. Ne kemi humbur mundësinë e një gjenerate dhe nuk na falet që të humbim mundësinë e një gjenerate tjetër.

Në lidhje me deklaratat e mëparshme të bëra në vitin 2018, që negociatat me Shqipërinë do të hapeshin në vitin 2019, Bushati tha “në 2018, dokumenti është publik, ka një vendimmarrje unanime, ka afate të përcaktuara dhe instrumente të përcaktuara. Në filluam procesin e analizës së legjislacionit që quhet screening, ka ardhur edhe komisionari i Zgjerimit në Tiranë. E vetmja gjë që mungonte në dokumentin e 2018 ishte dita kur do të mbahej konferenca ndërqeveritare.” /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi