“Arritjet e çdo vendi në bazë të meritave individuale”

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, para fillimit të takimit, gjatë komunikimit me gazetarët, ku është pyetur për “kundërshtimin” e Francës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha se sipas informatave të tij, Parisi ende nuk ka marrë pozitë për këtë çështje dhe se për disa ditë do të udhëtojë në Francë në takime. 

“Nuk duhet që të flasim për zgjerim, por për plotësim, pasi që rajoni plotësisht është i rrethuar me vende anëtare të BE-së, harta e Evropës do të mbetet e njëjtë pasi këto vende të anëtarësohen, nuk do të zgjerohet, edhe nëse e bëjmë këtë siç duhet, të gjithë do të jemi fitimtarë, për atë që lufton Makron në BE është ajo për çka ne luftojmë në rajon, luftojmë me të njëjtat vlera”.

Dimitrov përkujtoi se procesi i zgjerimit bazohet në merita individuale dhe se nuk duhet të flitet për pako të vendeve, siç është rasti për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Më mirë është që të dy vendet, dy vende është më mirë se një, por një është më mirë se sa asnjë, ndërkaq ne nuk e kemi luksin që të lëshojmë mundësi për sukses”.

Vendet e BE-së do të marrin më 18 Tetor vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Tv Klan