Negociatat LDK-Vetëvendosje do të vazhdojnë

Posta

Negociatat LDK-Vetëvendosje do të vazhdojnë

19:50 11/10/2019

Isa Mustafa mohon zërat për pezullimin e bisedimeve

Kreu i LDK-së Isa Mustafa konfirmon se nuk do të ketë pezullim të negociatave për koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen. Ai mohoi deklaratën e mëhershme e zëdhënësit të kësaj partie Besian Mustafa, se negociatat do të pezulloheshin deri në shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Zëdhënësi tha se duhej zyrtarizuar fillimisht partia fituese, e cila do të përcaktojë edhe Kryeministrin. Sipas liderit të LDK-së, bisedimet do të vijojnë për të harmonizuar qëndrimet me Vetëvendosjen për koalicionin e ri qeverisës.

Të njëjtin qëndrim me Isa Mustafën mbajti edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi